Kamza nënshkruan me talentin e akademisë së Milanit (VIDEO)

Një futbollist i formuar në akademinë e Milanit bëhet pjesë e Kamzës në Superiore. Klubi nga periferia e kryeqytetit ka zyrtarizuar afrimin e Claudio Bonannit, i cili luan si mbrojtës i majtë. 21-vjeçari, sipas njoftimit në faqen zyrtare të klubit ka firmosur kontratë 2-vjeçare.

Bonnani është rritur në sistemet zinxhir të Milanit, ndërsa ka luajtur për Varesen dhe Caratesen në ligat e ulëta italiane. Ndërkohë drejtuesit e Kamzës vijojnë bisedimet edhe me Sebino Plakun. Lojtari kryesor i kësaj skuadre edicionin e shkuar ka nënshkruar një kontratë e cila e lidh me Kukësin vetëm për Kupa e Europës.