Ja qytetet që janë në rrezik nga zjarret

Zonat më të rrezikuara nga zjarret mund të jenë Shkodra, Dibra, Korça dhe Gjirokastra, ku rreziku më i lartë pritet gjatë ditës së nesërme, sipas Institutit të Gjeoshkencave.

“Sot pasdite (e hënë, dt.06) dhe nesër (e martë, datë 07) pritet rrezik “I ULËT” në qarqet Dibër, Korçë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjera pritet nivel “I MODERUAR” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim), qarku Dibër (Perëndim), qarku Korçë (Qendër) dhe qarku Gjirokastër (Qendër). Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatë ditës sё nesërme”,thotë IGJEUM.