Europa në flakë

Pamje nga zjarret ne Athinë

Erërat e forta dhe temperaturat rekord prej mbi 46 gradësh po ndihmojnë flakët të përhapen me shpejtësi në juglindje të Portugalisë. Autoritetet numërojnë deri më tani 25 të lënduar, teksa vatra është zgjeruar përtej kufirit me Spanjën. Aktualisht përllogariten rreth 1 mijë hektar pyje të shkrumbuar.

Duke pasur eksperiencë edhe zjarret tragjike të vitit të kaluar ku u humbën jetën 66 persona, këtë herë autoritetet portugeze evakuuan me shpejtësi banorët e zonave të rrezikuara.

Ashtu si në gadishullin iberik, edhe përtej kontinentit në Kaliforni zjarrfikësit nuk po venë dot nën kontroll atë që konsiderohet si zjarri i katërt më i madh në historinë e vendit. Flakët kanë përfshirë prej disa ditësh pyjet në veri të shtetit federal.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por autoritetet thonë se mbi 20 mijë shtëpi rrezikohen të digjen. Autoritetet kanë evakuuar banorët, ndërsa presidenti Tramp shpalli gjendjen e emergjencës.