Tifozi juventin i kërkon llogari Bonuccit: Kërko falje! (VIDEO)

Rikthimi i Leonardo Bonuccit te Juventusi nuk ka kaluar pa zhurmë. Pas pritjes së ftohtë në Caselle, mbrojtësi i cili është rikthyer pas një sezoni te Milanit, ka pasur një konfrontim me tifozët. Ai ka pasur një përplasje të fortë me një tifoz të nervozuar.

“Kur do të kërkosh falje”, ka qenë pyetja e një tifozi, i cili mori përgjigjen e menjëhershme. -“Nuk dua që të përgjigjem me fjalë. Nuk dua të tregoj asgjë, dua t’i tregoj në fushën e lojës”, ja ka kthyer mbrojtësi.