Presidenti Meta nis fundjavën me 10 km ecje

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta vazhdon të promovojë vendet turistike. Herë pas herë Presidenti ndan momente nga udhëtimet e tij të shumta nëpër treva të ndryshme të Shqipërisë.

Ndërsa sot, Kreu i Shtetit përmes një postimi në facebook, shkruan se dita ka nisur më mirë për të, pasi ka ecur 10 kilometra.

Detaji i veçantë në veshjen e Presidentit, është bluza e bardhë e Kombëtares Shqiptare të Futbollit.

Postimi i Presidentit Meta:

Mirëmëngjes të dashur miq! Nuk ka më mirë se ta nisësh ditën me 10km ecje pasi dita është e jotja.