Ja si do të duken dhe quhen iPhone-t e radhës

Ka pasur pak informacion në lidhje me emrat që do të kenë iPhone-t e rinj. Ka qenë veçanërisht i vështirë parashikimi i gjeneratës së re, duke marrë parasysh se e vjetshmja quhej iPhone 8, 8 Plus dhe X. iPhone X madje, pritej të ishte thjesht një emër i posaçëm për përvjetor.

MobileFun ka nxjerrë në dritë ca materiale interesante në lidhje me paraqitjen dhe emrat e celularëve të rinj. Sa më shumë ndryshojnë gjërat, po aq qëndrojnë të njëjtat.

Nga jashtë, versioni më i lirë do të ketë një ekran LCD 6.1 inch dhe një kamera të vetme. Ky version do të quhet iPhone (2018). Modeli tjetër, pak më i shtrenjtë, me ekran OLED 5.8 inch dhe dy kamera, do të quhet iPhone XS (shqiptuar Ten-S). Ky model duket pak a shumë si versoni i tanishëm i iPhone X. në video përdoret një iPhone X për të demonstruar iPhone XS. Së fundi, modeli më i shtrenjtë do të jetë iPhone XS Plus me një ekran OLED 6.5 inch dhe me të njëjtën kamerë të dyfishtë si XS.

Siç vihet re dhe nga emrat, ndryshimet janë minimaliste.