Sherr mes femrave te “Pazari i Ri” në Tiranë, 42-vjeçarja ‘grushton’ 55-vjeçaren

Një incident është shënuar dje te ‘Pazari i Ri’ në kryeqytet, me protagoniste dy femra. Një 42-vjeçare ka dhunuar një grua tjetër.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se shtetasja me inicialet S. O., ka goditur shtetasen me iniciale L. M., 55 vjeçe.

Deri më tani nuk dihen motivet e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia po heton rreth zbardhjes së sherrit. Materialet në ngarkim të agresores i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 02. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen S. O., vjeçe 42, banuese në Tiranë, pasi tek “Pazari i Ri”, ka goditur me grusht shtetasen L. M., vjeçe 55, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.