Raporti/ Ministria e Drejtësisë ‘bum’ ankesash por edhe ndëshkimesh. Kush janë qytetet më me probleme

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot raportin e nismës për bashkëqeverisje me qytetarët që me sa duket iu ka dhënë zgjidhje shumë shqiptarëve për problemet e tyre.

Nga raporti shihet se Ministria e Drejtësisë ka marrë më shumë ankesa, 5363, ku janë zgjidhur 4681. Më pas vjen Kryeministria, Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Financave.

Nga rrethet ku kanë ardhur më shumë ankesa, kryeson Tirana, pas saj Vlora, Elbasani, Fieri, Durrësi e Korça.
Pjesa më e madhe e përdoruesve kanë shprehur dëshirën të kontribuojnë tek Ministria e Financave. Gjatë 10 muajve janë zhvilluar 8 interpelanca nga ministrat dhe kryeministri.

Më pas në raport janë dhënë edhe emrat e personave që kanë gjetur zgjidhje nga platforma shqipëriaqëduam.al

Ashtu siç ka edhe më shumë ankesa, Ministria e Drejtësisë dhe institucionet e varësisë janë ato që kanë marrë më shumë masa ndëshkimore, plot 239. Më pas vijnë Ministria e Shëndetësisë, e Infrastrukturës, e Arsimit etj.

Sipas këtij raporti janë 9454 qytetarë që janë bërë pjesë e platformës si përdorues e kontribuues. Po kështu iu është dhënë zgjidhje sipas kryeministrit Edi Rama në 10 muaj 13,694 halleve e problemeve konkrete të njerëzve.