Ndërron jetë pasagjeri në tragetin e linjës Bari-Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit. Sipas informacioneve një person rreth 52 vjeç ka gjetur vdekjen teksa ishte duke udhëtuar më tragetin e linjën Bari-Durrës.

Mësohet se viktima është Isa Koni, 58 vjeç nga Maminasi.

Sipas informacioneve ai është ndjerë keq gjatë udhëtimit dhe  ka kërkuar ndihmë, por pak minuta më vonë ai ka gjetur vdekjen.

Dëshmitë e pasagjerëve të tjerë flasin për një mungesë së dhënies së ndihmës së parë, pasi në traget nuk kishte një staf mjekësor.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të saj. Ndërkohë që do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë shkakun e vdekjes së 58-vjeçari.