Ibrahimovic zbulon foton e dëmtimit që i rrezikoi karrierën

Zlatan Ibrahimovic është një luftëtar i paepur dhe si i tillë vetëm falë vullnetit të tij të hekurt mundi të kthehej në fushën e blertë pas dëmtimit të rëndë që pësoi në gju me Manchester United në përfundim të sezonit 2016-2017, në Europa League. “Ata më thanë mbaroi. Unë u thashë, jo!”, deklaroi ai.

Ligamentet i kishte të këputur dhe rrezikonte madje edhe ecjen nëse do të tentonte t’i kthehej futbollit të luajtur. Fotoja e publikuar nga vetë gjiganti suedez tregon plagët e ndërhyrjes kirurgjikale, duket gjuri i tij i bërë copash, por ai nuk u dorëzua, edhe pse mjekët i sugjeruan të linte futbollit.

Zlatan tashmë luan me Los Angeles Galaxy në MLS, ku ka shënuar plot 15 në 17 ndeshje.