Neymar rigjen PSG-n në Kinë, përqafohet me Buffon (VIDEO)

Neymar ri-përqafon Psg. Në këtë mënyrë janë mbyllur pushimet për brazilianin pas Kupës së Botës, teksa tashmë ka zbarkuar në Kinë. Mbetet për t’u parë nëse “O Ney” do të jetë gati për të luajtur në finalen e Superkupës së Francës ndaj Monakos.

Neymar përshëndeti ngrohtësisht të gjithë shokët, përfshirë edhe Gigi Buffonin. “Kemi marrë një legjendë futbolli që sjell gjithë përvojën e tij dhe sigurisht do të na ndihmojë shumë”, tha ai duke komentuar ardhjen e ish-portierit të Juventusit. /Koha Jonë/