Kapet 33-vjeçari. Iu gjetën armë gjahu dhe kanabis

Një personi i janë vënë prangat nga Policia e Vlorës, në përfundim të operacionit të koduar “Fast”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative.

I arrestuari është 33-vjeçari Ervin R., të cilit iu gjetën në banesën e tij në fshatin Grabian të Vlorës një armë gjahu pa leje, si dhe 245 gramë kanabis në formë çokollate.

Ai do të hetohet tashmë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Vlorës për veprat penale të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë dhe atyre sportive”, si dhe “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.