Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër – Koplik.
Sipas raportimeve paraprake një person ka humbur jetën.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Shtoj.
Makina tip ‘Benz’ përplasi qytetarin teksa kalonte rrugën, ndërsa goditja ka rezultuar fatale për këtë të fundit. Deri më tani nuk dihet identiteti i viktimës. Ndërkohë drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet B.Q., është shoqëruar në polici.
Kujtojmë se përgjatë ditës së sotme kanë ndodhur edhe 4 aksidente të tjera, ku kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur 3 të tjerë.