Agjentët e Modric “pikasen” në Milano, Inter?

Thashethemet që dërgojnë Luka Modric tek Inter sa vijnë dhe po konkretizohen.

Vlado Lemic, agjent i Luka Modric dhe Predrag Mijatovic janë parë në Milano, ku kanë kryer dhe një kalim të shpejtë në Hotel Gallia, vendi ku Inter zyrtarizon të gjitha transferimet e lojtarëve. Ata janë gjithashtu agjentë të Vrsaljko, por thuhet se arsyeja për vizitën nuk lidhet me këtë të fundit, duke hedhur dritë në një marrëveshje të mundshme mes Inter dhe Modric.

Lajmi bëhet akoma edhe më i besueshëm për faktin që 3 emrat e njohur që menaxhojnë Modric nuk mund të ndodhen rastësisht në Milano. Diçka po zien …