Liverpool e bleu për 72 mln euro, Alisson i befason të gjithë me gjestin për Karius

Liverpool pak ditë më parë zyrtarizoi blerjen e Alisson Becker nga Roma për 72 mln euro, duke e bërë brazilianin portierin më të shtrenjtë në histori.

Aftësitë e 25-vjeçarit tani janë të dëshmuara, por sipas raportimeve të fundit Alisson nuk është vetëm një portier i madh, por edhe një njeri i madh.

Ai është zgjedhur nga anglezët për të zëvendësuar Karius, i cili nuk jep siguri dhe duke parë gabimet që bëri sezonin e kaluar me shumë mundësi do të jetë rezervë. Por pavarësisht këtij fakti, Alisson sipas raportimit të medias braziliane “OUL”, ka refuzuar të mbaj numrin 1 në fanellë për respekt të Loris Karius.

Si rrjedhojë te Liverpool do ta shohim me numrin 13 në shpinë dhe jo me 1 siç ishim mësuar ta shihnim te Roma. Një gjest ky që ka befasuar këdo, duke ditur egon që kanë futbollistët.