Gjeoshkencat publikojnë njoftimin: Këto zona të vendit rrezikohen nga zjarret

Instituti i Gjeoshkencave ka publikuar një njoftim ditën e sotme ku thuhet se sot dhe nesër mund të ketë rrezik për zjarr në disa zona. Qarqet me rrezik të moderuar janë  Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier.

Sipas Institutit, rrezik të ulët ka në qarqet Dibër, Elbasan, Berat dhe Vlorë, ndërsa në Gjirokastër, Korçë dhe Kukës nuk ka rrezik. Rreziku për zjarret më shumë është përgjatë pasdites së sotme.

Njoftimi i plotë:

PARASHIKIMI METEO
———————————
RESHJET
Sot pasdite (e mërkurë, dt.01) dhe nesër (e enjte, dt.02) priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit deri lokalisht mesatare në gjysmën e tyre (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të izoluara, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre, kryesisht gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt.02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 23 / 33 °C
në vendet e ulëta: 22 / 35 °C
në vendet malore: 15 / 29 °C

ERA
Sot pasdite (e mërkurë, dt.01) dhe nesër (e enjte, dt.02) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet.