Berisha: Vettingu, hanxhar në duart e Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të KPK i cili konfirmoi sot në detyrë gjyqtarin Dritan Hallunaj. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se krye kreu Edvin Kristaq Rama pastron famozin gjykates Hallunin! Gjykatesin, qe me urdher te Rames liroi ne sallen e gjyqit Arben Frrokun, ekzekutorin e provuar me pamje filmike, deshmitar okular dhe prova laboratorike te komisarit Dritan Lame. – vijon më tej ai.

Berisha e konsideron kriminal vendimin për gjyqtarin Hallunaj ndërsa shton se kjo është edhe një herë një dëshmi që tregon se vetting është thjesht një hanxhar në duart e kryeministrit.

“Ky vendim te dashur miq tregon se cilat do të jenë monstrat e drejtësisë së ardhme të reformës orëelliane qe do vendosin per te drejtat tuaja, pra ata do të jenë byrazerë të vrasësve, hajdutëve, plaçkitësve, përdhunuesve të qytetarëve nën urdhërat e Edvin Kristaq Ramës!”- përfundon Berisha.