“Si një shqiptar i vërtetë”, Ja si reagoi Erion Veliaj kur mësoi gjininë e fëmijës

Pasditen e sotme Erion Veliaj ka qenë i ftuar në emisionin “Pushime on Top”, nga ku veç projekteve të reja që pritet të konkretizojë në të ardhmen, rrëfeu edhe për emocionet e pritjes së ëmbël të bashkëshortes së tij.

Lajmi i gjinisë së bebes së Kryetarit të Bashkisë dhe Ajolës është bërë publik pak kohë më parë, ndërsa ditën e sotme nga Jala ai tregoi si reagoi kur mori vesh se do të bëhej me djalë.

“Isha në shtëpi kur Ajola më dha lajmin dhe ishte shumë qejf”, – kujton Veliaj momentin kur Ajola i tha se do të bëhej baba. Ndërsa kur bashkëshortja i dha lajmin se do të bëheshin me djalë Kryetari i Bashkisë reagoi si çdo mashkull shqiptar.

“U lumturova jashtë mase kur mësova që do bëhem me djalë, si një shqiptar i vërtetë. Ajola donte gocë, unë doja çun, por tani jemi super të lumtur edhe thamë sa mirë që është çun, sepse tani e ka radhën një gocë…”

Jeta aktive si kryetar bashkie i Tiranës e kanë bërë Veliajn të reflektojë gjatë kësaj faze të pritjes së fëmijës së parë. Siç tha ai, tani është koha të qëndrojë më shumë kohë me familjen: “Kam humbur shumë kohë që duhet të isha pranë familjes dhe tani që presim një çun të vogël, një Lali të vogël, më ka bërë të mendoj se ca gjëra mbeten gjithmonë, familja mbetet gjithmonë”.