Plagosja me armë para Bashkisë, gjykata lë në burg autorin

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 48-vjeçarin Gazmend Agolli, i cili plagosi me armë zjarri të shtunën 38-vjeçarin Erjon Hoxhallari.

Për personin tjetër të përfshirë në konflikt, Daniel Morava, gjykata, sipas kërkesës së prokurorisë, caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Të njëjtën masë sigurimi personal dha gjykata edhe për Erjon Hoxhallarin, i cili mbeti i plagosur nga të shtënat e Gazmend Agollit.