Mediu: Sot s’kemi më pushtet gjyqësor, Rama është kryedjall

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka shprehur hapur shqetësimin e tij se në vend mungon drejtësia. Kreu i PR ngre alarmin ku sipas tij pushteti gjyqësor është kapur nga mazhoranca aktuale.

Deklarata e Fatmir Mediut:

Te dashur miq

“Kryedjalli eshte ne djep jo vetem ne gjyqesor por ne gjithe shtetin.”

Raporti I Departamentit Amerikan te Shtetit per klimen e investimeve ne Shqiperi eshte alarmant.

Ai tregon qartesisht se korrupsioni qeveritar, mungesa e transparences dhe konkurimit si baza e nje ekonomie te tregut te lire Jane baza e mungeses se Investimeve te huaja
Shqiperia vendi i dyte me i korruptuar ne Rajon.

Kjo ka vetem nje shpjegim. Qeveri e dale nga zgjedhje te manipuluara te lidhur me interesa korruptive dhe kriminale.

Po te lexohet raporti shpjegon qartesisht se pasiguria juridike dhe korrupsioni jane kercenimet per Investimet e huaja.
Nje kapitull i tere shpjegon problemet dhe konfliktet dhe zvarritjet ne gjyqesor.

Sot nuk kemi me pushtet gjyqesor ku to zgjidhen konfliktet dhe problemet vetem tek “Ustai” I qeverise qe eshte dhe Prokuror dhe Gjyqtar”, nënvizon Mediu.