LSI: Rama e ka humbur, dil dhe fol për raportin e DASH

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, shkruan se Kryeministri Edi Rama ka humbur ”busullën”. Shkak për këtë etiketim është bërë takimi i fundit i Ramës me koordinatorët e bashkëqeverisjes, për të cilën Braimllari thotë se është kohë e humbur.

”Qytetarët janë të mbytur në varfëri ekstreme, janë të papunë dhe të pashpresë. Shqiptarët kërkojnë të zgjidhësh jo të bësh show nëpër zyrat luksoze të kryeministrit dhe ndërkohë qytetarët zhyten çdo ditë e më shumë në varfëri dhe pasiguri”,-shkruan Braimllari në facebook.

Në vend që të merret me show, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, i drejtohet Ramës që të flasë për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. ”Departamenti Amerikan i Shtetit flet qartë në raport për klimën e biznesit, investimet dhe konçensionet klienteliste. Ku niveli i korrupsionit të ministrave të tu është i lartë dhe krijon një klimë të keqe për investimet në vend. Për këto dil dhe jep llogari jo për show tënd partiak”,-shton më tej Braimllari.

Postimi i plotë

Kryeministri e ka humbur dhe nuk di se çfarë bën.

Është e disata herë rresht që del live nga zyrat e kryeministrisë me koordinatorët e bashkëqeverisjes. A thua se po i bën nder të madh shqiptarëve. Nëse nuk ke se me çfarë e shtynë kohën kurseja shqiptarëve se të gjithë janë të qartë që bashkëqeverisja me partinë është një show.

Qytetarët janë të mbytur në varfëri ekstreme, janë të papunë dhe të pashpresë. Shqiptarët kërkojnë të zgjidhësh jo të bësh show nëpër zyrat luksoze të kryeministrit dhe ndërkohë qytetarët zhyten çdo ditë e më shumë në varfëri dhe pasiguri.

Dil dhe sqaro raportin e fundit të Gjykatës Evropiane të Llogarive si instuticioni më i lartë i auditit në BE. Ta ka bërë të qartë se prokurimet publike bëhen pa konkurim dhe me negocim të drejtëpërdrejtë duke shkelur qartë barazinë dhe duke ndërtuar një sistem klientelist.

Departamenti Amerikan i Shtetit flet qartë në raport për klimën e biznesit, investimet dhe konçensionet klienteliste. Ku niveli i korrupsionit të ministrave të tu është i lartë dhe krijon një klimë të keqe për investimet në vend. Për këto dil dhe jep llogari jo për show tënd partiak.

/Koha Jonë/