Gjyqtari që jepte dënimin me burg të përjetshëm dhe ikte në shtëpi me urban

Nga Anila Hoxha*
Gjyqtarin e larte Medi Bici e kam ndjekur ne vite, ne gjyqe qe kane bere histori per vrases e kriminele seriale. Kemi qene gjithmone te distancuar, secili ne punen e tij.

Nga gjykata e Tiranes e kam pare kur ka zbritur shkallet e ka marre autobuzin ne mbyllje te proceseve per tu kthyer ne shtepi. Ja ashtu i pambrojtur. Me pas e takova gjyqtarin e larte Medi Bici ne Gjykaten e Larte. Per nje jave rresht me bente habi se si ai vinte fiks ne orar.

Por do ndalem tek njeriu Medi Bici. Ai na tregoi ne seancen e vettingur se cfare ben kembengulja, puna dhe vullneti. Dhe ndershmeria.

Nga nje punonjes ne minieren e Valiasit per 21 vite, pas renies se komunizimit ai ishte i etur per shkolle dhe ia arriti, u diplomua shkelqyeshem. Ka 20 vjet ne gjyqesor tashme. Aty ky ndershmeria eshte gur i rralle.

“Nuk pata mundesi qe 3 femijet ti shkolloja jashte vendit ” tha Medi Bici ne sallen ku mbahen proceset e rivleresimit. Ai u tregoi 3 zonjave te KPK se jeton ne lagjen me te varfer te Tiranes, aty ku erdhi nga Manza per ne miniere e bleu ne 86 per 1.3 milione leke shtepine e token. Por Medi Bici guxoi dhe e rregulloi kete shtepi, nuk e la ta zinte brenda catia.

I vetmi investim i jetes se tij, nje banese ashtu sic cdo shqiptar e synon ju kthye kunder. Sepse ILDKPI raporton se gjyqtari Medi Bici nuk justifikon ndertimin e baneses. Dhe gjyqtari Medi Bici foli sa kushtonte gelqerja, tulla betoni e krahu i punes, atehere ne vitin 1990. Nje shtepi e ngritur tulle pas tulle deri sa u mbyll. Gjyqtari Medi Bici foli per gelqeren!!! Sepse dikush nuk i kishte lexuar provat. Ai foli per veten, per gruan qe e kishte pa pune e nuk kishte perdorur pushtetin. Dhe per femijet qe e ka ndihmuar i vellai emigrant.

Pastaj foli per vendimet qe ka dhene, denimet me vdekje, denimet e perjetshme…klasifikimin si me i miri per rendiment.

Por ate e detyruan te flase edhe per gelqeren. Per kohen kur ngrinte kovat per te patur te drejten e nje shtepie. E mendoni dot? Kur ai doli, une i dhashe doren. Toka doren me nje njeri te cilit i thashe faleminderit, faleminderit qe me dhe shprese e besim per vendin tim. U ndjeva krenare qe kam ndjekur ne vite rrugen e nje gjyqtari qe nuk u korruptua. Dhe me turp qe nga dembelizmi per te lexuar provat, po ju marrim te pakteve qe ka sistemi, nderin dhe dashurine per drejtesi.

*Gazetare