Edi Rama: Përkthim i gabuar i raportit të DASH

Kryeministri Edi Rama pretendon se raporti vjetor të Departamentit të Shtetit për klimën e biznesit, ku qeveria shqiptare kritikohet për koncesionet dhe korrupsionin, është përkthyer gabim.
Në një reagim në rrjetet sociale, kryeministri thotë se ky raport tregon se plagët e korrupsionit po shërohen si kurrë më parë.
“Selia e Përkthimeve të Gabuara e di raportin vjetor të Departamentit të Shtetit për 170 vende, ferman kundër qeverisë🧐Do luftë kundër korrupsionit e lufton Vetingun🤭Do pushtetin e thotë kur ishim më keq ishim më mirë🤥Po do s’do ajo seli plagët po luftohen sot si kurrë më parë👊”,- shkruan Edi Rama.