Droga në Lecce, Nishani: Krimi vazhdon punën, asnjë shpjegim nga qeveria shqiptare

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas sasisë së 500 kg drogë që u kapën dje në Lecce të Italisë, ku mes 4 të arrestuarve, njëri ishte shqiptar.

Përmes një statusi në “Facebook”, Nishani thekson se sërish në Itali u kap drogë, që vinte nga brigjet e “kontrolluara” të Shqipërisë. Po ashtu ai theksoi se për këto sasi të kapura droge, nuk ka asnjë shpjegim nga qeveria shqiptare.

REAGIMI I NISHANIT
Përsëri drogë pa fund në Itali nga brigjet “e kontrolluara” të Shqipërisë.
“Një sasi e madhe droge, marijuane që sapo kishte mbërritur nga Shqipëria me një vlerë rreth 600 mijë euro, u kap në brigjet e Leçe mesditën e së dielës”, informon media.
Asnjë shpjegim nga qeveria shqiptare.
Krimi vazhdon punën e tij !!!!
Ai pasurohet, shqiptarët varfërohen.