Devoll, kapen 13 klandestinë

Policia kufitare në Kapshticë ka kapur 13 klandestinë të huaj. Mësohet se të gjithë emigrantët janë meshkuj dhe janë një nga Maroku, 5 nga Palestinë, 3 sirianë dhe 4 irakianë. Bëhet e ditur nga policia se mes tyre ishin edhe dy të mitur. Disa u kapen në fshatin Trestenik, dhe pjesa tjetër në Kapshticë dhe Bilisht. Pas marrjes së deklaratave, ata u nisën drejt qendrës së azilkërkuesve në Tiranë.