Specie e re: gjysmë balenë, gjysmë delfin

Një specie e tillë është zbuluar në shkencëtarët në brigjet e ishullit Hauai, që është gjysmë balenë, gjysmë delfin.

Gjitari, ka lindur nga një nënë e llojit balena kokë-shalqi dhe me baba një delfin, që i përkasin që të dy një specieje të rrallë që jetojnë në Oqeanin Paqësor.

Biologu detar Robin Beird, i cili udhëhoqi ekspeditën ku u zbulua specia që ata e kanë pagëzuar “Balfin”, tha se ky është një zbulim i pazakontë.

Balfini është një hibrid i dy specieve të përfërta, edhe pse shkencëtarët thonë se kryqëzimi mes një delfini dhe një balene ndodh dhe mund të nxjerrë një tjetër gjitar që mund të riprodhohet.