Rama: Pas mungesash alarmante, ja si duket spitali i Sarandës (VIDEO)

Këtë të hënë kryeministri Edi Rama, ka përzgjedhur spitalin e Sarandës si mesazh për ti uruar ndjekësve një javë të mbarë.

Rama ka treguar pamjet e spitalit dhe maternitetit të ri të Sarandës, ku shprehet pas “një kohe të gjatë braktisjeje dhe mungesash alarmante.

“Mirëmëngjesi dhe me pamjet e spitalit dhe maternitetit të ri të Sarandës që së shpejti do të punojnë me orë të plota në shërbim të publikut, pas një kohe të gjatë braktisjeje, rrënimi tërësor e mungesash alarmante që nuk alarmuan askënd për vite të tëra, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.