”Vezë me rigon”, Olti Curri-Vlahutin: E shkreta (FOTO)

Blogeri Olti Curri njihet për komentet e tij provokuese në lidhje me të gjithë VIP-at shqiiptarë.

Ai shpesh herë publikon foto e tyre teksa vë në fokus ndonjë detaj qesharak në pamjen e jashtme. Por këtë rradhë është kapur me ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin.

Vlahutin shihet në një foto ku bien në sy perlat e mëdha që ka vënë në qafë. Pikërisht këtë detaj ka fokusuar edhe blogeri i cili i ka krahasuar me vezë të ziera.

”Sa i shkokan Romanës këto perlat si vezë të zime me rigon! Fallco do t’i ketë se me dieta rron e shkreta”,-shkruan Olti krahas fotos.