Tërmeti “shkund” ishullin indonezian

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 6.4 ballë, goditi ishullin indonezian të Lombokut, mëngjesin e të dielës.

Agjencia e Menaxhimit të katastrofave në vend, raportoi se lëkundja e fortë u regjistrua në orët e para të mëngjesit, kur shumica e njerëzve ishin ende në gjumë.

Deri tani janë raportuar tre viktima, ndërsa numri mund të rritet në orët në vijim, pasi po vijon kontrolli i zonës.

Ishulli i Lombokut frekuentohet kryesisht nga turistë të huaj, ndërsa tashmë shumë shtëpi janë dëmtuar nga tërmeti i sotëm.