Sherri në Korçë, ish-polici tentoi të vrasë Erion Hoxhallarin

Policia e Korçës ka arritur të vërë në pranga personat e dyshuar për plagosjen e ndodhur ditën e djeshme. Bëhet fjalë për Daniel Morava 43-vjeç dhe Gazmend Agolli, 49 vjeç, të dy banues në qytetin e Korçës, të cilët plagosën Erion Hoxhallarin, 37-vjeç. Një prej tyre ish-punonjës i Policisë së Shtetit.

Ngjarja u regjistrua dje në rrugën “Floresha Myteveli”, pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa shtetasit Daniel Morava iu gjet edhe arma e përdorur, në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë policia ka vënë nën arrest edhe shtetasin e plagosur, i cili momentalisht po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Korçës, pasi ky i fundit ka fshehur krimin.