Shaqiri ”mahnit” në debutim

International Champions Cup, vijon të dhurojë paraqitje mjaft spektakolare në fushën e lojës, teksa gjatë mbrëmjes së të shtunës dhe orëve të para të së dielës, janë luajtur tre sfida.

Manchester United është përballur me Liverpoolin në SHBA, në një sfidë ku debutoi me “the reds” edhe sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri. Sfida përfundoi me fitoren e djemve të Klopp me rezultatin e thellë 1-4, ndërsa Shaqiri shënoi një gol spektakolar me roveshiatë dhe asistoi në golin e Sturridge.

Një tjetër shqiptar la gjurmë mbrëmjen e djeshme, në sfidën e luajtur mes Bayernit të Mynihut dhe Manchester Cityt. Bëhet fjalë për të riun Meritan Shabani, i cili hapi serinë e golave për bavarezët në fillim të pjesës së parë.

Pas tij ishte Robben që dyfishoi shifrat, por më pas anglezët shënuan 3 herë me anë të Bernardo Silvës (2) dhe të riut Nmecha. Barceloan dhe Tottenhami u ndanë në një barazim spektakolar 2-2 për 90 minuta, ndërsa nga pika e penalltive fati u buzëqeshi katalanëve, të cilët nuk gabuan asnjë nga pesë goditjet.

Rafinha Alcantara “gatoi” dy golat e katalanëve, të shënuar nga El Haddadi dhe Arthur, në pjesën e parë, ndërsa anglezët reaguan në 45-minutëshin e dytë, duke shënuar me anë të Son Hueng-min dhe N’Koudou.