Vetting-u, Rama: Opozita hidhet përpjetë pas çdo goditjeje

Këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama i ka dedikuar procesit të Vetting-ut një status në facebook, ku shprehet se procesi vazhdon dhe se opozita hidhet përpjetë pas çdo goditje.

”Vetting-u vijon të godasë me sukses në kokë oktapodhin e korrupsionit degjenerues në drejtësi. Po për fatkeqësinë e zgjedhësve të saj që e mbështesin Vetting-un, njësoj si gjithë qytetarët e për turpin e saj më të madh, opozita hidhet përpjetë pas çdo goditje”, thotë Rama përdorur hashtagun Humbës pa Pikë Dinjiteti.