Prej muajsh i lidhur, zbulohet e dashura e Xherdan Shaqirit

Futbollisti me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri është një ndër më të komentuarit nga mediat. Ai u përfol shumë  gjatë ‘Kampionatit Botëror’ për shkak të shqiponjës që bëri në ndeshjen kundër Serbisë.

Mirëpo siç dihet jetën e tij private Shqaqiri e mbanë larg vëmendjes së publikut dhe nuk dihej që futbollisti i njohur është në një lidhje dashurore. Sipas ‘Gazetës Shqiptare’, Xherdani së bashku me të dashurën e tij kanë udhëtuar drejt SHBA- së për disa pushime.

Ai dhe vajza, identiteti i të cilës ende nuk është zbuluar janë në një lidhje prej disa muajsh, mirëpo kanë zgjedhur që vetëm familjarët dhe miqtë më të ngusht ta dinë këtë lajm.