Policia jep detaje për plagosjen në Korçë

Policia e Shtetit ka dhënë detaje për plagosjen e ndodhur sot në Korçë.

“Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, në një kohë rekord kapet dhe arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të një 38-vjeçari. Ngjarja e ndodhur pak minuta më parë, në lagjen nr 7 përpara Bashkisë Korçë, ku pas një konflikti midis disa personave për motive të dobëta, mbeti i plagosur shtetasi E.H, rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën”,-thuhet në njoftimin e policisë.

Policia sekuestroi armën e zjarrit tip pistoletë në vendin e ngjarjes dhe shoqëroi në Komisariat disa persona dhe midis tyre edhe autorin e dyshuar të ngjarjes. Po vijonë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.