Mbyllet një fast-food në plazh, AKU: Në kushte të papërshtatshme

Në kuadër të sezonit veror, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë një sërë kontrollet që turistët të kenë siguri tek produktet që konsumojnë. AKU bën me dije se ka mbyllur një fast- food në Shëngjin, i cili ishte në shkelje të kushteve higjieno-sanitar.

Subjekti është i lincencuar, por kryente aktivitetin në shkelje të kushteve higjeno-sanitare dhe tekniko/teknologjike të manipulimit, ruajtjes së tregtimit të ushqimit. Produktet ushqimore ishin me mungesë të fletë/analizave, certifikatave dhe të etiketimit të këtyre produkteve.

Subjektit me emër ”Qebabtore te Qarshia” i’u sekuestruan 12 kg mish i grirë, 47 kg brum, 5 kg qofte, 2 kg sallam, 3 kg peshk dhe 4 kg byrek të gatshëm.(si produkte të pasigurta për konsumim dhe dërgimin e tyre për asgjesim).

Për shkeljet e mësipërme u morën masat administrative me gjobë, 350000 lekë për kushtet higjeno-sanitare, 100000 lekë për mungesë së gjurmueshmërisë, 50000 lekë për mungesë etiketimi, si dhe bllokim të menjëhershëm i ushtrimit të aktivitetit deri në plotësimin e kushteve dhe kërkesave ligjore në fuqi.