Kthimi i ligjit për Teatrin, Manjani: Rilindasit të lexojnë Kushtetutën

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dje ktheu Ligjin i cili do sillte shembjen e Teatrin. Por lidhur me qëndrimin e djeshem te maxhorancës, që e cilëson veprimin e Kreut të Shtetit si ”qendrim opozitar” sot ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se Rilindasit duhet të   lexojne Kushtetuten dhe jo, sic shkruan me ironi, KushteKullën.

Postimi i plotë i Manjanit

Çfarë llogjike?!

Nëse do e dekretonte ligjin, Presidenti nuk do ishte palë. Tani që e ktheu, quhet Palë.

Rilindasit nuk quhen as palë tashmë.

Hajde, hajde!

Llogjikë tepsie!

Do bëjnë mirë ti thërrasin fiqirit/rradakes e të lexojnë Kushtetutën, jo KushteKullën!