Izet Haxhia nga burgu: Të gjithë po fshihen mbrapa plazheve

Kërkesa e Izet Haxhisë për rihapjen e dosjes ”Hajdari”, ku ai është dënuar si bashkëpunëtor me 25 vite burg ndodhet në Gjykatën e Apelit. Pak ditë më parë u hodh edhe shorti që përcaktoi se relator do të jetë gjyqtari Shkëlqim Mustafa.

Por ende nuk është caktuar data e zhvillimit të seancës në apel dhe përzgjedhja e dy gjyqtarëve të tjerë

Ndaj dhe e dashura e ish-bodigardit të Berishës, Franca përmes një statusi në facebook,  shprehet se Izeti ndodhet në udhëkryq. Ajo thotë se askush nuk e priste këtë dorëheqje dhe ikje me vrap të cdo gjyqtari nga dosja e tij!

”Midis Vetting-ut, dosjes së vrasjes së shekullit, vapës, Dhërmiut, pushimeve, frikës dhe panikut, sikur duket të gjithë po fshihen mbrapa plazheve dhe harrojnë që do iki dhe kjo verëÇÇ,-shkruhet në statusin e Haxhisë.

Izet Haxhia u ekstradua nga Turqia pak kohë më parë duke kërkuar rihapjen e dosjes Hajdari.