Gigi dhe Dua bëjnë xing me të njëjtën veshje

Eventet e modës, sidomos ato të rëndësisë së veçantë janë aktivitetet më IN që bëjnë bashkë personazhet më të njohur nga bota e spektaklit, filmit, muzikës, etj. Por, të tilla shfaqje publike, kthehen më shumë në një garë personale se kush do t’ia “vjedh” shkëlqimin kujt!

Në ngjarjen e djeshme të modës CFDA Fashion Week në New York, kanë marrë pjesë edhe dy vajza të famshme, këngëtarja shqiptare Dua Lipa dhe supermodelja Gigi Hadid. Ajo çka i surprizoi të gjithë ishte fakti, se të dyja vajzat kishin zgjedhur të njëjtën veshje, pa asnjë ndryshim.

Kostumi i markës Versace, me ngjyra dhe shumë elegant i rrinte më së miri të dyja vajzave, të cilat u shfaqën njësoj në tapetin e kuq të aktivitetit të modës.