Era Istrefi ”trend” në Youtube (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Era Istrefi, pas suksesit të saj me “Live It Up” në Kampionatin Botëror ”Rusi 2018”, ka publikuar së fundmi edhe këngën “Oh God”.

Me një videoklip të veçantë, hiti i pritshëm i verës është realizuar në bashkëpunim me artistin e njohur xhamajkan, Konshens, i cili është mjaft i pëlqyer në gjithë botën.

Deri tani ”Oh Good” ka arritur rreth 1 milion klikime dhe për më tepër ata po renditen të 17-tët në ”YouTube Trending”.

Trendi i YouTube i ndihmon ndjekësit të shohin se çfarë po shikohet më shpesh në këtë kanal.