Shehu: Vendimi i Presidentit Meta, i përgjegjshëm dhe i argumentuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar menjëherë pas vendimit të Presidentit Ilir Meta, për të mos dekretuar ligjin për Teatrin Kombëtar, të miratuar disa javë më parë nga Parlamenti. Shehu thotë se vendim i Presidentit Meta është racional e i përgjegjshëm dhe po ashtu mirë i argumentuar.

Postimi i deputetit Tritan Shehu!

Një vendim racional e i përgjegjshëm i Presidentit Meta, shumë mirë i argumentuar ky, për të kthyer në Kuvend ligjin arbitrar, klientelist, që godet vlerat tona kombëtare, veçanërisht ato të lidhura me trashëgiminë Perendimore e italiane, fatkeqësisht dhe aktualisht të pakëta këto në vendin tonë.

Një ligj ky që jo vetëm na largon nga Europa për varfërimin e këtyre trashëgimive, por edhe pse bije ndesh me parimet e BE, të pranuara nga ne.
Debati përsëri është i hapur tashmë!