Presidenti Meta vazhdon turin propogandues te “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”

Ilir Meta sot ndodhet në Divjakë. Në urin e tij për dhurimin e gjakut. Pas takimit ai shkruan se “Falenderoj Kryetarin e Bashkisë së Divjakës, z.Fredi Kokoneshi, punonjësit e institucioneve në varësi dhe qytetarët e shumtë që iu bashkuan sot “Aleancës për Dhurimin e Gjakut” me një ndjenjë të lartë humanizmi. Një apel të veçantë kam për të gjithë qytetarët e shëndetshëm të Divjakës, Lushnjës, Fierit e Beratit, zona ku përqindja e talasemisë është më e lartë, të bëhen dhurues të rregullt të gjakut për të ndihmuar të gjithë bashkëqytetarët e tyre. Është thelbësore të kemi një politikë të fortë parandalimi për sëmundjen e talasemisë duke filluar nga informimi i të rinjve tek konsultat e analizat mjekësore. Dua gjithashtu t’ju uroj banorëve të Divjakës një sezon të mbarë turistik dhe prodhimi bujqësor”.