Lihet në burg Lulzim Kulla, i dënuar në Itali me 13 vjet burg

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokaster ka vendosur që të lerë në burg Lulzim Kullën, të njohur si i “forti” i Shkodrës.

Ai u arrestua pak ditë më parë në Kakavijë, pasi tentoi që të kalonte në Greqi me një pasaportë të falsifikuar.

Ai tentoi të kalonte drejt Greqisë me një identitet të ri me emrin Alfons Deda.

Kulla po udhëtonte si pasagjer në një automjet tip “Audi” dhe  nuk bëri rezistencë gjatë momentit të ndalimit.

Ndërkohë që sot avokati i tij kërkoi një masë më të lehtë, pasi sipas tij, Kulla e kishte marrë në mënyrë të pavullnetshme pasaportën false, por prokurori Arben Pasho i ka nxjerrë një dënim me 12 vite burg Kullës në Breshia të Italisë për trafik droge dhe krijim të organizatave kriminale.

Sipas informacioneve nga policia, ai rezulton se ka vuajtur vetëm 3 vite burg në Itali, ndërsa ishte në kërkim nga shteti fqinj.