Ish-ylli i Barcelonës: Griezmann do ta fitojë Topin e Artë

Gara për ta fituar Topin e Artë 2018 është ndër më të hapur në disa vitet e fundit dhe Antoine Griezmann është në mesin e favoritëve kryesorë.

Sipas ish-lojtarit të Celtic dhe Barcelonës, Henrik Larsson, sulmuesi francez ka më së shumti gjasa ta fitojë këtë çmim.

“Kush do ta fitojë atë [Topin e Artë]? Mendoj se Griezmann”, ka thënë Larsson.
Në të kaluarën, Griezmann ka qenë në podium të këtij çmimi, kur zuri vendin e tretë në vitin 2016.