Ekzekutoi shokun me kaçavidë, ekstradohet nga Spanja i dënuari me 22 vite burg

Gazmend Nure 39 vjeç, në kërkim për vrasje nga autoritet italiane për vrasje, është ekstraduar nga Spanja në Itali.

Në shtetin fqinjë, siç raportojnë këtë të premte mediat italiane, Nure është dënuar me 22 vite burgim në shkallë të dytë për vrasjen e një bashkatdhetari në Fasano, më 1 Gusht 1998.

Sipas hetimeve, autori dhe viktima Luan Kaja, i cili vdiq disa ditë më pas në spital pasi u sulmua me kaçvadië, ishin shokë.

Gazmend Nure

Krimi ka ndodhur për motive të dobëta.

Pas vrasjes, Nure u largua nga Italia për në Britani ku në vitin 1999 kërkoi azil me një identitet fals. Më pas, u largua për në Spanjë ku edhe u arrestua. Gjatë periudhës së arratisë, raportohet se ka përdorur disa identitete false.PANORAMA