Çfarë don Voltana Ademi nga Shkodra që shqetësohet për Erion Veliaj në Tiranë?

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, e drejtuar nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, i është drejtuar me një shkresë zyrtare Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta që të kthejë në Kuvend ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Sipas shoqatës, ky ligj ka shkelur edhe autonominë e pushtetit vendor, në duart e të cilit duhet të kishte kaluar më parë ligji dhe jo ta anashkalonte.

Por se ç’punë ka kryebashkiakja e Shkodrës me Teatrin në Tiranë, hajde e merre vesh! Apo ça pune ka kryebashkiaku i Kamzës në këtë rast? Nëse kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj do ti drejtohej shoqatës se i kanë shkelur autonominë, atëhere duhej që Voltana të reagonte. Por kur Erion Veliaj thotë se jam në rregull dhe që e propozon vetë, ça pune ka këtu e në këtë rast kryebashkiakja e Shkodrës?

Natyrisht që gjithë këtë situatë me peticione e kundërpeticione, letra apo akuza, me pazare apo me lojëra politike mbetet ta zgjidhë Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Sinqerisht në këtë rast nuk arrijmë të kuptojmë se çdo Voltana Ademi, kryetare e bashkisë në Shkodër për teatrin që ndodhet në tjetër territor, në Tiranë?

Redion Shtylla