Braimllari: Kjo farë e keqe është sulur për të vjedhur pronën publike

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, përmes një statusi në facebook ka komentuar reagimin e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

“Kukulla e shumpërdorur Taulant, sot sulmoi opozitën sepse mesa duket paratë e Toyota Yaris nuk i arritën në destinacion dhe kërkon që të fitojë duke vjedhur pronën publike”, shkruan Braimllari.

Postimi i plotë i Endrit Braimllari

Kukulla e shumpërdorur Taulant, sot sulmoi opozitën sepse mesa duket paratë e Toyota Yaris nuk i arritën në destinacion dhe kërkon që të fitojë duke vjedhur pronën publike.
Kjo lloj fare e keqe është sulur e gjitha për të vjedhur pronën publike. Mesa duket kanë hall të madh, sepse duan sa më shpejtë të pastrojnë paratë e krimit dhe kukulla ka marrë rolin e sekserit në këtë proces.

Kësaj kukulle nuk i intereson Kushtetuta e vendit, institucionet dhe zbatimi i ligjit. Kësaj fare të keqe i intereson paligjshmëria, shitja e vendeve të punës, lidhja me krimin e organizuar, hajduteria e pronës publike.

O kukull, mos përça artistët sepse edhe brenda njërzve te t’u ka njerez që duan teatrin dhe jo kullat klienteliste që mbushin xhepat e tu.

Po ky Edi Rama pse nuk flet vet, por ju ka vëne juve të flisni?!