Aktorja e famshme, dashnore e Jay Z? Akuza e rëndë trondit opinionin publik

Mos Amber Rose zbuloi gjë një nga sekretet më të mëdha të këtyre kohërave? Modelja tha se e dinte fare se cila ishte gruaja që u fut në mes të Jay Z- së dhe Beyonce- s. Sipas saj bëhet fjalë për aktoren Gwyneth Paltrow”.

“Përfundimisht mendoj se bëhet fjalë për Gwyneth Paltrow. Kam përshtypjen se ishte ajo që shkoi me Jay Z- në. Ata ishin miq por tani nuk i shikon më asgjëkundi bashkë Beyonce- n dhe Gwyneth- in. Duket sikur ishte ajo që shkoi me Jay Z-në, u nda pastaj nga burri [Paltrow u nda nga bashkëshorti Chris Martin në 2014- ën dhe momentalisht është e fejuar me Brad Falchuk] ndërkohë që Beyonce vazhdon ende të jetë me të shoqin.” tha 34- vjeçarja në një episod të “Make Speidi Famous Again”.

Në prill të 2016- ës, Beyonce publikoi albumin e saj “Lemonade”, i cili përmbante detaje të shumta të marrëdhënies së saj me reperin. Në këngën “Sorry” artistja ndër të tjera këndonte “Ai më do vetëm kur nuk jam aty/ Le të telefonojë më mirë Becky- n me flokët e bukur”.

Që pas tradhtisë, njerëzit kanë aluduar shumë herë mbi identitetin e Becky- t. I fundit ishte ky i Amber Rose, i cili është hedhur kategorikisht poshtë nga burime të afërta me Gwyneth Paltrow.

“Gwyneth është ende shumë e afërt me çiftin. Nuk ka kuptim kjo që është thënë. Ka qenë shaka. Amber ka bërë thjesht shaka. Deklarata është absurde dhe 100% e pavërtetë.” është thënë për “People”.