Teatri, anëtarët e opozitës ikin nga mbledhja e Këshillit Bashkiak

”Shkelje të Kushtetutës”, e cilësojnë këshilltarët bashkiakë të PD-së vendimin e Bashkisë së Tiranës për shembur Teatrin Kombëtar.

“Do mbaheni mend si njerëzit që i shembët teatrin qytetit. Po shkelni Kushtetutën me vendimin e marrë”, u shpreh ndër të tjera anëtari i PD në këshillin e Bashkisë së Tiranës, Kreshnik Çollaku para se anëtarët e opozitës të largoheshin nga salla e mbledhjes.

Ndërkohë që në fjalën e tij, kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj reagoi ndaj reagimit të PD, duke këmbëngulur se Teatri i ri do të bëhet ashtu siç u bë edhe Këndi i Lojërave tek Liqeni dhe Sheshi Skënderbej.

Veliaj u shpreh se kur PD kishte mundësinë që të punonte për Tiranën, ‘zaptoi’ SHQUP-in me VKM.