PD: Këshilltarët demokratë në Bashkinë e Tiranës do djegin mandatet publikisht

Diçka po luhet në kupolën e selisë blu. Siç duket para se grupi parlamentar demokrat në parlament të vendosë për djegien masive të mandatëve të deputetëve, ata kanë një plan testimi në Bashkinë e Tiranës. Me anë të Kreshnik Çollakut, kreu demokrat Basha, ka paralajmëruar dorëzimin e mandatëve të këshilltarëve të PD-së. Një veprim shumë i fortë ky nëse ndodh, por ka informacione se dy këshilltarë të PD nuk pranojnë ti dorëzojnë mandatet. Ndërsa nga LSI nuk ka ndonjë informacion, porse dihet se këshilltarët e kësaj force politike do luftojnë fort për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve.

Kryetari i Grupit të Këshillit Bashkiak të PD-së në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku ka thënë në faxnews se për tjetërsimin e 4 pronave publike në Tiranë, të cilat do ti jepen bashkisë, PD-ja po shikon dorëzimin e mandatëve. ”Nëse i lëmë këto mandate, ne do ia dorëzojmë qytetarëve dhe më pas të merret Veliaj me qyetarët. Është një vëshitrësi e madhe për ne por është sjellja e bashkisë, që na detyronë të bëjmë këtë gjë. Nëse ne do të tërhiqemi, mandate do i dorëzojmë tek qyetarët”,-tha ai në një intervistë për ”Fax News”.

Ja intervista:

Dhënia e territorit të Gardës së Republikës në administrim çfarë paralajmëron?

Parlajmëron një projekt mafiozë, për të kryer aktivitetin e tyre të paligjëshme financiar. Është pastrimi i parave. Grada e republikës i është dhënë Bashkisë së Tiranë, si truall publik. Por duke parë precedentin e pronës publike,sistemi është i tillë,merret trualli, sajon alibira, diku teatër, park lojrash, dhe realizohen kulla. Marrin pronën publike, dhe ndërtojnë, kulla, dihet që ndërtimi i kullave është pasrtrim parash.

Prona e teatrit nga publike në provate?

Ky është një debat fisnik, shoqëria civile meriton respekt. Ne si këshill bashkiak të zgjedhur nga qytearët do të mbrojmë interast e tyre, Interes i madh i Edi Ramës dhe Erion Veliaj, nuk është teatri, janë kullat, pastrimi i parave të pista. Ne deklaruam se nuk do të ta kenë kurrë votën tonë për tjetërsimin e teatrit. Kjo po shkrinë, po shkatërron këshillin bashkiak të Tiranës. Me këtë akt ata kanë shkrirë parlametarin e Tiranës.  Qeveria po shkarkon këshillin bashkiak.”

 Komeptencat tuaja i kanë kaluar parlametit duke iu referuar ligjjit ‘Fusha’?

Kompetencat tona po tentojnë që ti grabisë parlamenti, qeveria nëpërmjet ligjit ‘Fusha’.

A vlejnë më mandatet tuaja si këshilltar bashkiak?

Nuk është sekret se kolegët, por dhe unë po mendojmë edhe hapjen e fundit dorëzimin e mandatëve, sepse kur të shkarkojnë nga kompetencat është e kot që ta mbash. Ne po mendojmë dorëzimi e mandateve dhe nuk përjashtohet si mundësi. Ne mandatate na i kanë dhënë qytetarët, do të nsimim konsulatat me qytërarë. A vlenë ti mbajmë apo jo? Po e mendojmë këtë gjë. Jemi në vendimarrje të këtij procesi.

Diegia e mandateve do të kryehet së bashku me LSI-në?

Ne kemi pasur qendrime të njëjta për çdo problem, para se të mbërrim tek ky vendim do bashkëbisedojmë. Por jemi në diskutimin e disa qendrimeve. Unë nuk shikojë shumë hapsira, sepse në këtë pamundësi të krijuar dhe për ne është shumë e vëshirë. Nëse i lëmë këto mandate, ne do ia dorëzojmë qytetarëve dhe më pas të merret Veliaj me qyetarët. Është një vëshitrësi e madhe për ne por është sjellja e bashkisë, që na detyronë të bëjmë këtë gjë. Nëse ne do të tërhiqemi, mandate do i dorëzojmë tek qyetarët.

Nëse nuk do hiqni dorë nga mandatet si do ta ndalni kalimin e pronës publike në private?

Ne detyrën tonë primare do ta bëjmë, edhe në vaësit të asaj që kërkohet. Më pas kryebashkiaku do të përballet me qytetarët.

Zhvendosja e tregut për rrobat e përdorura, si ju duket?

Më duket një standart racist. Unë jam dakord që qytetit duhet të mobilzohet. Por një tregatrë romë duhet të trajtohet në mënyrë të njëtjë. Më duket sikur është një ligj, i cili do të pastrojë këta njerëz, pa u konsultuar me komunitetin romë dhe egjiptianë.

Çfarë po ndodh në Tiranë rrugë të hapura, pa tabela orinetimi gropa që hapen dhe mbyllen?

Është një teatër që po luhet në Tiranë. Nuk kemi infromacion, 0 informacion, për çdo gjë që bëhet. Di të them që ka vetëm një angazhim të stafit të propagandës se sa shumë po punon Veliaj.  Është një teatër, që këta qofshin që nuk u vjen pështirë nga këto që bëjnë. Pra prodhohet fabula që kryetari i bashkisë po punon.