Panik te Tregu Elektrik, dëgjohen të shtëna me armë

Të shtëna me armë janë dëgjuar në rrugën “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, pranë zonës së tregut elektrik. Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se nuk ka të lënduar, ndërsa efektivët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Mësohet se dy persona janë grindut me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë në ajër.

Njoftimi paraprak i policise:

Më datë 26.07.2018, rreth orës 09:26, në rrugën “Vath Koreshi”, shtetasi me iniciale K. K., për shkak të një konflikti për motive të dobëta me një tjetër shtetas ka gjuajtur dy herë në ajër me një pistoletë zhurmuese, dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Në vendgjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja të qitura nga pistoletë zhurmuese. Po punohet për kapjen e shtetasit K. K., dhe sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.